“BISMILA-HIR RAHMA-NIR RAHIM”.
Assalamu’alaikum!
Kurani i nderuar na tregon se pse duhet ta lexojmë Tevratin dhe Inxhilin (Shkrimin e Shenjtë të Biblës). Tek Aal-E-Imran 3:3 na tregon si më poshtë:
‘Është Ai që të dërgoi ty nga lart (hap pas hapi), në të vërtetë, Librin, duke konfirmuar atë që ishte përpara tij dhe Ai dërgoi nga lart përpara kësaj Ligjin (e Moisiut) [Tevratin] dhe Ungjillin [Inxhilin] (e Jezusit) si udhëzues për njerëzimin dhe ai dërgoi nga lart kriterin (e gjykimit midis të drejtës dhe të gabuarës).’
E bën plotësisht të qartë se Ligji dhe Ungjilli janë dhënë për të gjithë njerëzit… “si udhëzues për njerëzimin”. Ky njerëzim përfshin të gjithë njerëzit, jo vetëm disa.
Kurani i Nderuar na mëson se Ungjilli (Inxhili) u dërgua nëpërmjet Isa al-Masihit (Krishtit, Mesisë). Ai u dha si ‘udhëzim’ dhe si ‘këshillë’ për ata që e kanë frikë Allahun.
Al-Maeda 5:46
‘Dhe në gjurmët e tyre Ne dërguam Jezusin, të birin e Marisë duke konfirmuar Ligjin [Tevratin] që kishte ardhur para tij: Ne i dërguam atij Ungjillin [Inxhilin]: brenda tij kishte udhëzim dhe dritë dhe konfirmim të Ligjit që kishte ardhur para tij: një udhëzim dhe këshillë për ata që e kanë frikë Allahun.’ Sura 5.046 Al-Maeda
Kjo këshillë (Tevrati dhe Inxhili) është një paralajmërim ose qortim i gabimeve që na këshillon kundër praktikave të gabuara. Kjo këshillë na jepet si mësim dhe drejtim për kohën që do të jemi këtu në planetin tokësor. Njerëzit me mendje të shëndoshë, veshët e të cilëve janë të gatshëm t’i marrim udhëzimet e Allahut, do ta dëgjojnë gjithmonë këshillën e ardhur nga Qielli ashtu siç bëri Moisiu në (Inxhil) Hebrenjtë 8:5. Allahu i ka ruajtur me kujdes Fjalët e Tij siç shkruhet në Surën 5:48. “Ty ta dërguam Shkrimin e Shenjtë në të vërtetë duke konfirmuar Shkrimin e Shenjtë (Biblën) që erdhi para tij dhe duke e ruajtur atë…” Sa na gëzon fakti që Allahu i mbron dhe i ruan Fjalët e Tij me qëllim që ne sot të kemi një udhëzues të sigurt në lidhje me atë që është e drejtë dhe e gabuar.
A është korruptuar Tevrati dhe Inxhili?
Nuk duhet të çuditemi që në Kuranin e Nderuar janë shkruar shumë gjëra pozitive për Librat e Shenjtë (Tevratin dhe Inxhilin)! Megjithatë, pavarësisht nga ky fakt, pa të keq disa njerëz mund t’ju thonë se këta libra janë korruptuar! A mund ta imagjinoni se si mund të thuhen gjëra të tilla për Librat e Shenjtë të dërguar nga lart nga Allahu? Ky është ofendim ndaj Tij! Sikur Allahu nuk është në gjendje t’i mbajë të paprekura fjalët e Tij nga mendjet e liga! Prapë se prapë të njëjtët persona që thonë se Librat e Shenjtë të Tevratit dhe Inxhilit janë ndryshuar ose korruptuar, në të njëjtën kohë, pa ngurrim citojnë prej tyre për të çuar përpara mendimet e tyre! Ata bile mësojnë përmendësh pjesë të gjata nga Shkrimi i Shenjtë i Biblës dhe pastaj thonë se ato janë të korruptuara dhe se nuk janë Fjalët e Allahut! Miq të dashur, po të ishte kështu, e pse do t’i mbushnit trutë me libra që janë korruptuar? Herë të tjera, ata, pa ngurrim citojnë nga këta libra që supozohen të korruptuar për të vërtetuat pikëpamjen e tyre. Po si mund të jenë të sigurt ata se ajo që po citojnë nuk është korruptuar? Miq të dashur, e gjitha kjo duhet të na tregojë se mendjet e njerëzve janë influencuar mjaft thellë nga Iblisi (Satani). Allahu e di se ç’bën! Le t’i besojmë Atij dhe të mbështetemi në Fjalët e dërguara nga lart prej Tij dhe t’i mëvetësojmë ato. Lexoni përsësi ato që thotë Sura 5:46 që Inxhili (Ungjilli) u dërgua nëpërmjet Isa al-Masihit si udhëzim dhe këshillë për ata që e kanë frikë Allahun. Lexuesi im i dashur, a e ke frikë Allahun ti? Atëherë këto fjalë janë shkruar për ty!
Shenjat paralajmëruese…
Njerëzit sot kanë nevojë për udhërrëfim. A nuk ndodh shpesh që njerëzit të cilët udhëtojnë në rrugë të ndryshme automobilistike vërejnë shenjat e qarkullimit rrugor përgjatë rrugës për të përcaktuar rrugën dhe distancën nga destinacioni i tyre? Në këtë botë, ne të gjithë kemi nevojë për shenja paralajmëruese që të na tregojnë rrugën ku të udhëtojmë me siguri me qëllim që të arrijmë destinacionin tonë Qiellor. Librat e Shenjtë (Shkrimi i shenjtë) janë shenja paralajmëruese (udhëzues) që do t’ju ndihmojnë të mos devijoni nga rruga e drejtë. Patjetër që askush nuk ka dëshirë të shkojë në drejtimin e gabuar. Është diçka mjaft shqetësuese. Por sot shumë njerëz ecin në udhën e jetës pa e kuptuar aspak se janë në rrugën e gabuar.
Kurani i Nderuar na tregon që të ‘besojmë Allahun dhe lajmëtarin e Tij… dhe Shkrimin e Shenjtë që Ai ia dërgoi atyre që erdhën përpara (tij).’ Sura 4:136. Sepse të gjithë ata që mohojnë “Lajmëtarët e Tij… Librat e Tij” kanë devijuar shumë, shumë larg nga rruga e drejtë. Shumë të paktë janë ata nga njerëzit e Allahut që besojnë me të vërtetë atë që është shkruar këtu…kjo është këshillë e qartë si kristali për të besuar jo vetëm në Allah por edhe në Shkrimin e Shenjtë që dërgoi Ai. Mik i dashur, a nuk ka ardhur koha që të gjeni një Bibël dhe të filloni të lexoni udhëzimet e dërguara nga lart? Nuk është aspak çudi që shumica e botës në të vërtetë ka devijuar shumë, shumë larg nga rruga e drejtë.
Njerëzit e kanë refuzuar udhëzimin dhe dritën që u dërguan nga lart dhe në vend të tyre kanë zgjedhur që të qëndrojnë në errësirën e kësaj bote. Iblisi (Satani) në të vërtetë i ka verbuar ata, por Allahu me mëshirën e tij na fton që të vijmë në dritën lavdiplotë të së vërtetës siç është shkruar në Shkrimin e Shenjtë (Biblën).
Kurani i Nderuar thotë se “E vërteta vjen nga Zoti yt” Sura 18:29. Nuk ka se si ta theksojmë më tepër rëndësinë që ka e vërteta. Nëpërmjet të vërtetës Allahu i shenjtëron njerëzit e Tij. Është shkruar në Inxhil, Gjoni 17:17 “Shenjtëroi ata me anë të vërtetës tënde: fjala jote është e vërteta”. Fjala e Allahut është e vërteta.
Sigurisht që Allahu është aq i mençur dhe i fuqishëm saqë të ruajë dhe mbrojë Fjalët e Tij. Na kujton përsëri në Surën 6:115 “Fjala e Zotit tënd përmbushet në drejtësinë dhe të vërtetën: askush nuk mund t’i ndryshojë Fjalët e Tij: sepse është Ai i cili dëgjon dhe di gjithçka”. Perëndia është i interesuar që të na japë të vërtetën.
Është thënë se në “Ungjill (Inxhil): aty kishte udhëzim, dritë dhe konfirmim të ligjit”. Sura 5:46
Sigurisht që edhe vetë profeti Muhamed i cili i inkurajonte muslimanët që të lexojnë Inxhilin e dinte se ç’përmbahej në Inxhil, sepse përndryshe si mund të thonte ai se ishte dhënë për udhëzim dhe dritë në qoftë se nuk do ta dinte se çfarë ishte shkruar në të.
Në qoftë se profeti Muhamed nuk do të donte që ne ta lexojmë Inxhilin ose Tevratin, atëherë ai nuk do të kishte përdorur fjalë kaq të fuqishme që konfirmojnë se Inxhili dhe Tevrati janë udhëzues për ne sot. Sepse ai tha se ata janë udhëzues për “ata që e kanë frikë Allahun”. Sura 5:46. Miq të dashur, në qoftë se e keni frikë Allahun, atëherë edhe ju do t’i kushtoni kohë leximit të Shkrimit të Shenjtë të Biblës. Sepse është e vërtetë që ky shkrim i shenjtë udhëzon njerëzimin.
Në Shkrimin e Shenjtë të Biblës, siç thotë Kurani i Nderuar, ndodhet “kriteri” midis asaj që është e drejtë dhe e gabuar (Sura 3:3-4). Fjalori na tregon se fjala “kriter” do të thotë ‘standard’ ose ‘rregull’ nëpërmjet të cilit duhet vënë në provë diçka. Kështu ne shikojmë se Kurani i Nderuar na tregon se Shkrimi i Shenjtë (Bibla) është ‘standardi’ nëpërmjet të cilit duhet vënë në provë gjithçka nëse është e drejtë apo e gabuar. Gjithçka duhet gjykuar sipas këtij standardi, sepse profeti Isaja (Tevrati) ka thënë në kapitullin 8:20: “Sipas ligjit dhe dëshmisë: në qoftë se ata nuk flasin sipas kësaj fjale, është për arsye se në ta nuk ka dritë”. Sipas ligjit, kjo i referohet Dhjetë Urdhëresave, dhe sipas dëshmisë, dëshmisë së Shkrimit të Shenjtë, në qoftë se fjalët e dikujt nuk përputhen me atë që është shkruar, atëherë nuk ka dritë tek ai person. Në Inxhil, Isa al-Masih na tregon se si duhet të jetojmë. ‘Njeriu nuk jeton vetëm me bukë, por me anë të çdo fjale që del nga goja e Perëndisë [Allahut].” Mateu 4:4
A duhet të jetë çudi atëherë që profeti Muhamed na dha kaq shumë këshilla të cilat na çojnë te Shkrimi i Shenjtë i Biblës?
Llambë dhe dritë…
Në Kuranin e Nderuar, Sura 17:55, thuhet se disa profetëve ju dhanë dhunti dhe Daudit (Davidit) iu dha dhuntia e Psalmeve (Zaburi). Në Zabur thuhet për fjalën e Allahut: “Fjala jote është llambë përpara këmbëve të mia dhe dritë e rrugës time” Psalmet 119:105. A je munduar ndonjëherë të ecësh në errësirë të natës pa dritë? A e pe që ishte e pamundur të ecje pa patur frikë se do të rrëzoheshe ose do të shkelje diçka që mund të të lëndonte apo më keq të rrëzoheshe në humnerë?
Bota jonë ndodhet në errësirën e natës. Nëse ka pasur ndonjëherë ndonjë kohë kur na duhet llambë përpara këmbëve, është dita e sotme. Ka kaq shumë njerëz që kanë devijuar nga rruga e drejtë. Ata e kanë hedhur tutje “llambën” dhe “dritën” nëpërmjet të cilës mund të dimë rrugën e drejtë. Pse ka kaq shumë krime, shkelje të ligjeve dhe rënie morale sot? Pse ka arritur shoqëria në buzë të shkatërrimit? A nuk kanë mohuar ata Allahun, Ligjin e Tij, Librat e Tij dhe Lajmëtarët e tij? Sura 4:136. Prandaj e nxisim gjithkënd, kushdo që të jeni, të lexoni “Shkrimin e Shenjtë të Biblës” që, me mëshirë, na ka ardhur nga Qielli. Sigurisht që është “kriteri” ynë për të na mësuar se çfarë është e drejtë e çfarë është e ndaluar.
Përpara se të hapni faqet e tij, gjithmonë kërkojini Allahut që t’ju mësojë të kuptoni siç duhet atë që po lexoni. Allahu i bekon ata që janë nxënës dhe kërkues të sinqertë të drejtësisë. (Tevrati) Jeremia 29:13: ‘Dhe ti do të më kërkosh dhe do të më gjesh kur të më kërkosh me gjithë zemër’. Ata që e kërkojnë Allahun duhet ta kërkojnë me gjithë zemër. Allahu të bekoftë e të dhëntë bollëk.
Teksti i marrë nga programi kompjuterik ‘DivineIslam’s Qur’an Viewer’ v2.913
Tekstet e Biblës marrë nga versioni “King James”.
Për studim të mëtejshëm: http://www.salahallah.com/

‘Tevrati dhe Inxhili’
…udhëzues për njerëzimin!
Aal-E-Imran 3:3-4