Libri i Allahut
BISMILA-HIR RAHMA-NIR RAHIM
A është Bibla Fjala e Allahut?
A mund të kemi besim te Bibla? A është ajo Fjala nga Allahu? Këto janë pyetje që shpesh na bëhen sot nga shumë njerëz. Muslimanët kudo në botë po e bëjnë këtë pyetje të rëndësishme. Nga mund ta dimë ne? A është dërguar vërtet Shkrimi i Shenjtë i Biblës nga Allahu?
Përpara se të gjejmë përgjigjet, e ftoj lexuesin që t’i bëjë një lutje (du’a) Allahut, sepse Allahu di gjithçka. Ai do t’i përgjigjet pyetjes që po bëjnë me sinqeritet njerëzit kërkimtarë kudo në botë! Allahu i përgjigjet gjithmonë pyetjeve të tilla të rëndësishme kur pyetja vjen nga një dëshirë e zellshme për të ditur të vërtetën.
Nganjëherë ne mund ta gjejmë përgjigjen e një pyetjeje duke bërë një pyetje tjetër: Si i konsideron Kurani i Nderuar Librat e Shenjtë të Shkrimit të Shenjtë të Biblës? Çfarë thotë ai për “Tevratin” dhe “Inxhilin” [Shkrimin e Shenjtë të Biblës]? E ftojmë lexuesin që të hapë Kuranin e Nderuar dhe të gjejë pjesët e mëposhtme:
“Dhe mbani mend se ne i dhamë Moisiut Shkrimin e Shenjtë dhe kriterin (midis të drejtës dhe të gabuarës). Juve ju është dhënë mundësia që të udhëzoheni siç duhet.”
Sura 2:53 Al-Bakara
“Është Ai që të dërgoi ty nga lart (hap pas hapi), në të vërtetë, Librin, duke konfirmuar atë që ishte përpara tij dhe Ai dërgoi nga lart përpara kësaj Ligjin (e Moisiut) [Tevratin] dhe Ungjillin e (Jezusit) [Inxhilin] si udhëzues për njerëzimin dhe ai dërgoi nga lart kriterin (e gjykimit midis të drejtës dhe të gabuarës).”
Sura 3:3 Aal-E-Imran
Kurani i Nderuar përmend vetëm një ‘kriter’ për gjykimin dhe ai është Shkrimi i Shenjtë, Tevrati. Në Tevrat ne gjejmë bazën e gjykimit të quajtur Dhjetë Urdhëresat. Ky është themeli i qeverisë së parajsës. Është Ligji i Shenjtë dhe i drejtë i Allahut. Gjendet i shënuar te (Tevrati) Eksodi, kapitulli 20:1-17
“Në të kaluarën Ne i dhamë Moisiut dhe Aronit kriterin (për gjykim) [Tevrati] dhe një dritë e mesazh për ata që bëjnë atë që është e drejtë.”
Sura 21:48 Al-Anbija
Këtu Kurani i Nderuar na tregon se Tevrati është dritë dhe mesazh për ata që bëjnë atë që është e drejtë. Si mund të guxojmë të mos e marrim parasysh këtë këshillë? A nuk do të ishte një gjë e frikshme po të sugjeronim se Tevrati nuk është Fjala e Allahut? E si mund të qëndrojë dikush përpara gjykimit të madh duke pasur këto mendime?
“Në qoftë se ti vë në dyshim ato që të kemi treguar Ne, atëherë pyet ata që e kanë lexuar Librin [Librat e Shenjtë të Shkrimit të Shenjtë të Biblës] përpara teje. E vërteta të ka ardhur në të vërtetë nga Zoti yt, prandaj mos ji në asnjë mënyrë si ata që dyshojnë.”
Sura 10:94 Junus Këtu shkrimi i Shenjtë i Biblës quhet “E vërteta”!
Në këtë paragraf, Kurani i Nderuar po i kërkon profetit të shkretëtirës që të “pyesë” ata që kanë lexuar Librin (Shkrimin e Shenjtë të Biblës) përpara teje. Pse Kurani i Nderuar, i cili ka ardhur nga Allahu siç na tregon tradita, e drejton vëmendjen tonë tek ata që e respektojnë Biblën?
“Ne ishim ata që i treguam ligjin (Moisiut). Në të kishte udhëzim dhe dritë. Sipas standardeve të tij janë gjykuar çifutët, nëpërmjet profetëve që iu përulën (ashtu si në Islam) vullnetit të Allahut, nëpërmjet rabinëve dhe doktorëve të ligjit. Sepse atyre iu besua mbrojtja e librit të Allahut dhe ata ishin dëshmitarë të tij. Prandaj mos kini frikë nga njerëzit, por më kini frikë mua dhe mos i shisni shenjat e mia për një çmim të ulët. Ata që nuk arrijnë të gjykojnë nëpërmjet (dritës së) asaj që na ka shfaqur Allahu, janë (më keq se) jobesimtarët.” Sura 5:44 Al-Maeda
Këto janë vetëm disa nga ajetet e shumta që gjenden në Kuranin e Nderuar të cilat dëshmojnë se Tevrati dhe Inxhili u dërguan nga lart prej Allahut dhe janë për të gjithë njerëzit (njerëzimin). Këtu në këtë ajet që sapo lexuam, Tevrati quhet “Libri i Allahut”.
Të gjithë profetët që erdhën më vonë udhëhiqeshin nga po të njëjtat ligje që ishin dhënë nga profetët e mëparshëm.
“Dhe shpirtrat e profetëve u nënshtrohen profetëve.” 1 Korintasve 14:32
Perëndia ka përdorur një mjet komunikimi me njeriun nëpërmjet dhuntisë profetike që iu dha profetëve të vjetër.
“…Tani atij që mund t’ju forcojë nëpërmjet ungjillit tim dhe deklarimit të Jezu Krishtit sipas zbulesës së misterit të fshehur që prej kohësh, por tani është shfaqur dhe bërë e ditur me anë të shkrimeve profetike sipas urdhrit të Perëndisë së përjetshme, me qëllim që të gjitha kombet të mund t’i besojnë dhe binden atijl– Romakëve 16:25-26
“Të dashur… mbani mend fjalët që janë thënë më parë nga profetët e shenjtë …” 2 Pjetër 3:1-2
Disa mund të nxitojnë duke u përgjigjur dhe argumentuar se Bibla është ndryshuar ose korruptuar dhe se asaj nuk mund t’i besojmë më. Në lidhje me këtë ne bëjmë një pyetje të thjeshtë. Në qoftë se Bibla u ndryshua përpara kohës së Muhamedit deri në atë pikë saqë asaj nuk mund t’i besojmë më, atëherë përse na drejton tek ajo me kaq ngulm profeti i shkretëtirës? A do ta drejtonte Allahu profetin e shkretëtirës te një libër i rremë ose i korruptuar?
Në qoftë se Shkrimi i Shenjtë i Biblës është korruptuar që në kohën e profetit të shkretëtirës, atëherë ku janë dorëshkrimet që janë të vërteta? Askush nuk ka mundur të na i tregojë dorëshkrimet e tilla sepse ato nuk ekzistojnë. I njëjti Shkrim i Shenjtë i Biblës që ekzistonte në kohën e Muhamedit është po ai që ekziston edhe sot. Mos harroni se Allahu është mjaft në gjendje që të mos i lejojë Fjalët e Tij të korruptohen me qëllim që njeriu sot të dijë vullnetin e Allahut. Përveç kësaj, e kush do të mund të merrte përsipër si detyrë gjetjen e të gjitha dorëshkrimeve të Biblës dhe t’i mblidhte ato të gjitha bashkë për t’i ndryshuar dhe falsifikuar? Mendohu mirë për këtë lexues i dashur!
Këshilla në Inxhil është e vërtetë edhe sot. (Inxhili) Luka 4:4: “Dhe Jezusi (Isa al-Masih-a) iu përgjigj atij duke thënë se njeriu nuk jeton vetëm me bukë, por nga çdo fjalë e Perëndisë [Allahut]”.
Ne mund t’i besojmë Fjalës së Tij pa frikë. Unë kam një dëshmi personale për atë që ka bërë Fjala e Allahut, Bibla për mua. Studimi i këtij Libri të ndryshon jetën. Në faqet e Biblës ka një fuqi, një energji e cila i jepet atyre që kalojnë kohë duke u njohur me përmbajtjen e tij. Ndryshimet janë shumë të dukshme. Ai i cili i përkushtohet Fjalëve të Allahut do të shikojë se do të ketë shije të reja, mendime të reja, ndjenja të reja dhe motive të reja që e drejtojnë jetën e tij. E gjitha kjo ndodh kur i nënshtrohesh Allahut dhe Fjalës së Tij të dërguar nga lart.
(Inxhili) Gjoni 6:63: “Është fryma ajo që jep jetë; mishi nuk vlen asgjë; fjalët që po ju them, ato janë frymë dhe ato janë jetë.” Isa al-Masih-a tha mjaft qartë se fjalët janë ‘frymë’ dhe ‘jetë’.
Njerëzit e mençur të Lindjes në kohën e lashtë e panë vlerën e Fjalës së Allahut. (Tevrati) Jobit 22:22: “Prano, të lutem, ligjin nga goja e tij dhe shtjeri fjalët e tij në zemrën tënde.”
Përsëri Jobi (Ajubi), burri i mençur i kohëve të shkuara na tregon se …“as nuk jam larguar nga urdhëresa e buzëve të tij; unë i kam vlerësuar fjalët e dala nga goja e tij më shumë se ushqimi im i nevojshëm.” (Tevrati) Jobit 23:12.
Të dashur miq, nuk kemi pse të kemi frikë se Fjala e Allahut është e korruptuar. A nuk është Allahu i pafund në fuqinë e tij? A nuk mund t’i besojmë ne Atij për ta mbajtur Fjalën e Tij të pacënuar për ne sot? Është Allahu ai që e mban të gjithë natyrën, është Ai që siguron nevoja materiale për të gjithë popujt e botës. Është Allahu ai që i mban galaksitë në orbitë dhe bën që miliona yje të panumërt të rrotullohen në univers pa u përplasur me njëri-tjetrin. A nuk është një gjë mjaft e thjeshtë për të që gjithashtu të mund ta mbajë të paprekur Fjalën e Tij që ka dërguar nga lart. Në të vërtetë kjo është një gjë fare e lehtë për Allahun. Sura 35:11 Fatir
“Fjala e Zotit tënd e gjen përmbushjen e saj tek e vërteta dhe drejtësia; Askush nuk mund t’i ndryshojë fjalët e Tij; sepse Ai është ai që dëgjon dhe di gjithçka.”
Sura 6:115 Al-Anaam
“Dhe deklaro (ua mëso të tjerëve) atë që të është shfaqur ty nga Libri i Zotit tënd; askush nuk mund t’I ndryshojë Fjalët e Tij dhe tek askush tjetër nuk do të gjesh vend mbrojtjeje përveçse tek Ai.” Sura 18:27 Al-Kahf
Për fat të keq, shumë vetë e kanë bërë Fjalën e Allahut të paefektshme nëpërmjet traditës së trashëguar dhe pa u bazuar fare në Librat e Shenjtë. Shumë vetë dëgjojnë studiuesit që flasin të kundërtën për Tevratin dhe Inxhilin në krahasim me atë që është deklaruar në Kuranin e Nderuar. Duhet të kemi shumë kujdes që fjalët paralajmëruese të mos na drejtohen edhe ne.
(Inxhili) Marku 7:13: “Duke e bërë fjalën e Perëndisë (Allahut) të paefektshme nëpërmjet traditës tuaj…”
Këto fjalë paralajmëruese nga Isa al-Masih-a na drejtohen ne po aq sa edhe njerëzve të asaj kohe. . Le ta kemi parasysh këtë paralajmërim. Sa e tmerrshme do të jetë ajo ditë kur të zbulojmë se i kemi bërë të paefektshme Fjalët e Allahut!
Miq të dashur, tani më tepër se kurrë ka ardhur koha që t’i kushtojmë vëmendje të veçantë Fjalës që na është dërguar nga lart (Tevratit dhe Inxhilit). Çdo ditë le të na nguliten thellë në zemrat tona fjalët e tij. E ndryshoftë Allahu jetën tënde që edhe ti të mund të dëshmosh se këto janë në të vërtetë Fjalët nga Allahu. Këto fjalë do të na përgatisin që ta përballim të ardhmen pa frikë. Këto do të na përgatisin që të qëndrojmë gjatë Gjykimit!
(Inxhili) 2 Timoteut 3:16-17: “I gjithë shkrimi i shenjtë është dhënë me frymëzim nga Perëndia [Allahu] dhe është i dobishëm për doktrinë, për këshillë, për ndreqje dhe për udhëzim në drejtësi. Që njeriu i Perëndisë [Allahut] të jetë i përkryer, tërësisht i pajisur për çdo vepër të mirë.”
“Bari vyshket, lulja venitet, por Fjala e Perëndisë sonë do të mbetet përgjithmonë.” Tevrati Isaia 40:8
Premtimi i Allahut është se këto fjalë do t’i qëndrojnë provës së kohës dhe mbeten përgjithmonë.
Fjala e Allahut siç është shënuar në Tevrat dhe Inxhil është ‘prova’, pavarësisht nëse ndonjë lajmëtar flet për të vërtetën ose jo.
(Tevrati) Isaia 8:20: “Përmbajuni ligjit dhe dëshmisë. Në qoftë se nuk flasin sipas kësaj fjale, është për arsye se në ta nuk dritë.”
Teksti është marrë nga DivineIslam’s Qur’an Viewer software v2.913
Për më tepër informacion: www.salahallah.com
Libri i Allahut
Al-Maeda 44
(Sura 5:44)
Seria nr.08