BISMILA-HIR RAHMA-NIR RAHIM
Qoftë me ju sot paqja e përjetshme e Allahut. Kjo është një përmbledhje e shkurtër në lidhje me faktin se si Isma’il-i [Ismaeli] dhe Agari parapërfytyruan (paraportretizuan) Mejremen (Marinë e virgjër) dhe Isa al-Masih-në (Krishtin Mesi). Nuk duhet të harrojmë se Kurani i Nderuar flet me respekt të lartë për Isa al-Masih-në (Krishtin Mesi). Në Kuranin e Nderuar ne gjejmë sa më poshtë:
Mbi 90 vargje në Kuranin e Nderuar flasin për Isa al-Masih-në (Krishtin Mesi). Ai përmendet në 15 sura dhe ne duhet ta marrim seriozisht këtë fakt. E pse do ta përmendte kaq shpesh i nderuari Profeti Muhamed Isa al-Masih-në po të mos ishte i rëndësishëm Ai për njerëzit e ditëve tona?
Sura 002.253: “Këtyre lajmëtarëve ne u dhamë dhurata, disa i ngritëm më lart se të tjerët. Njërit prej tyre Allahu i foli; të tjerë Ai i ngriti në shkallë (nderi); Jezusit, birit të Marisë i dhamë (shenja) të qarta dhe e forcuam me shpirtin e shenjtë. Po të kishte qenë vullneti i Allahut, brezat pasardhës nuk do të kishin luftuar kundër njëri-tjetrit pas ardhjes së (shenjave) të qarta tek ata, por ata (vendosën) të grinden, disa duke besuar e të tjerë duke refuzuar. Po të kishte qenë vullneti i Allahut, ata nuk do të kishin luftuar kundër njëri-tjetrit, por Allahu e përmbushi planin e Tij.”
Sura 003.003: “Është Ai që të dërgoi ty nga lart (hap pas hapi), në të vërtetë, Librin, duke konfirmuar atë që ishte përpara tij dhe Ai dërgoi nga lart përpara kësaj Ligjin (e Moisiut) dhe Ungjillin (e Jezusit) si udhëzues për njerëzimin dhe ai dërgoi nga lart kriterin (e gjykimit midis të drejtës dhe të gabuarës).”
Sura 005.046: “Dhe në gjurmët e tyre ne dërguam Jezusin, birin e Marisë duke konfirmuar Ligjin që kishte ardhur përpara tij. Ne i dërguam Ungjillin. Në të kishte udhëzim dhe dritë e konfirmim të Ligjit që kishte ardhur përpara tij, udhëzim dhe këshillë për ata që e kanë frikë Allahun.”
Sura 004.136: “O ju që besoni! Besoni tek Allahu dhe Lajmëtari i Tij si dhe shkrimi i shenjtë që Ai i ka dërguar lajmëtarit të Tij dhe shkrimi i shenjtë që Ai i dërgoi atyre përpara (tij). Kushdo që mohon Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij, lajmëtarët e Tij dhe ditën e gjykimit ka devijuar shumë, shumë larg nga rruga e drejtë.”
Përpara se t’i përkushtohemi leximit të Librave të Shenjtë është gjithmonë e nevojshme që të bëjmë lutje personale (du’a) për udhëzimin Hyjnor të Allahut. Kjo lloj lutjeje (du’a) duhet të jetë pjesë përbërëse e ‘fesë tonë të natyrshme’ (din el fitra) duke folur me Allahun si me një mik të ngushtë (Khalil).
Në Kuranin e Nderuar ne vëmë re se Profeti i Respektuar Muhamed ka folur me respekt të madh për Tevratin (Ligjin e Moisiut) dhe Inxhilin (Ungjillin e Isa al-Masih-së). Në këta Libra të Shenjtë, gjejmë shumë ngjashmëri midis dy grave, Agarit (gruas së dytë të Ibrahimit) dhe Mejremes (Marisë së virgjër) dhe midis djemve të tyre Isma’il-it dhe Isa al-Masih-së (Krishtit Mesi). Në Kuranin e Nderuar Tevrati (i njohur si ‘Libri’ ose Ligji i Moisiut – Testamenti i Vjetër i Biblës) përmendet 65 herë dhe Inxhili (Ungjilli i Isa al-Masih-së, Testamenti i Ri) përmendet 44 herë. Vetëm ky fakt i vetëm duhet të na e tërheqë vëmendjen. Sipas Kuranit të Nderuar këta Libra të Shenjtë duhet të respektohen dhe nderohen sepse ata janë dhënë nga Allahu. Kështu ne i drejtohemi këtyre librave të bekuar të Shkrimit të Shenjtë.
1. Të dyja vajzat e reja në këtë histori ishin të pamartuara.
Agari: vajza shërbëtore në shtëpinë e Sarajt. Zanafilla 16:1: “Tani Saraj, gruaja e Abramit nuk i kishte lindur atij asnjë fëmijë dhe ajo kishte një vajzë shërbëtore, një egjiptiane, e cila quhej Agar.” Kështu Agari paraportretizoi Mejremen, virgjëreshën e cila do të lindte një Djalë në virgjërinë e saj.
Mejremja: virgjëreshë- Isaia 7:14: “Prandaj Zoti vetë do të të japë një shenjë; Ja virgjëresha do të mbetet me barrë dhe do të lindë një djalë të cilit do t’ia vërë emrin Emanuel.”
2. Të dyja gratë u martuan me burra që ishin shumë më të vjetër.
Agari: u martua me Ibrahimin [Abrahamin]. Zanafilla 16:16: “Dhe Abrahami ishte tetëdhjetë e gjashtë vjeç [86], kur Agari i lindi Abramit Ismaelin”. Kjo paraportretizoi Mejremen e cila gjithashtu do të martohej me një burrë më të vjetër.
Mejremja: u martua me Jusufin [Jozefin]. Jusufi kishte fëmijë të tjerë nga një martesë e mëparshme. Marku 6:3: “A s’është ky zdrukthëtar [Isa], i biri i Marisë, vëllai i Jakobit, Joses, Judës dhe Simonit? Dhe a nuk janë motrat e tij këtu me ne? Dhe ata u ofenduan për shkak të tij.” Ju lutem vini re se Jusufi nuk ishte babai i Isa al-Masih-së. Isai lindi nëpërmjet një mrekullie të kryer nga Shpirti i Shenjtë. Luka 1:35: “Dhe engjëlli duke iu përgjigjur i tha asaj [Mejremes]: ‘Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ty dhe fuqia e më të Lartit [Allahut] do të të mbulojë me hijen e tij; prandaj edhe i shenjti [Isa al-Masih-a] që do të lindë prej teje do të quhet Bir i Perëndisë [Allahut]’.”
3. Të dyja gratë u vizituan nga ‘Lajmëtarë Qiellorë’.
Agari: Zanafilla 16:7: “Dhe engjëlli i ZOTIT e gjeti atë pranë një burimi uji në shkretëtirë, pranë burimit rrugës për në Shur.”
Mejremja: Luka 1:26-27: “Dhe në muajin e gjashtë engjëlli Gabriel u dërgua nga Perëndia [Allahu] në një qytet të Galilesë, të quajtur Nazaret te një e virgjër që ishte e fejuar me një burrë i cili quhej Jozef [Jusuf], nga fisi i Davidit [Dautit]; dhe emri i virgjëreshës ishte Marie [Mejreme].”
4. Të dyja gratë ju bindën mesazhit qiellor.
Agari: Zanafilla16:9: “Dhe engjëlli i ZOTIT i tha asaj [Agarit]: ‘Kthehu te zonja jote dhe nënshtroju vullnetit të saj’.”
Mejremja: Luka 1:38: “Dhe Maria [Mejremja] tha: ‘Ja shërbëtorja e Zotit; le të më ndodhë mua sipas fjalës tënde.’ Dhe engjëlli u largua prej saj.”
5. Të dyja gratë ishin ‘shërbëtore’ (skllave ose shërbyese.)
Agari: Shërbëtore e Sarajt. Zanafilla 16:1: “Por Saraj, gruaja e Abramit nuk i kishte dhënë asnjë fëmijë dhe ajo kishte një shërbëtore, një egjiptiane, e cila quhej Agar.” Kjo tregon se Agari paraportretizoi Mejremen, shërbëtoren e Allahut nëpërmjet së cilës do të vinte Isa al-Masih-a (Krishti Mesi).
Mejremja: Shërbëtore e Allahut. Luka 1:38: “Dhe Maria tha: ‘Ja shërbëtorja e Zotit; le të më ndodhë mua sipas fjalës tënde.’ Dhe engjëlli u largua prej saj.”
6. Të dyja gratë në agoninë e tyre marrin arratinë në shkretëtirë drej Egjiptit.
Agari: Kur keqtrajtohet rëndë nga Saraji, ajo merr arratinë drejt Egjiptit, ish atdheu i saj. Zanafilla 16:6-7: “Po Abrami i tha Sarajt: ‘Ja shërbëtorja jote është në dorën tënde; bëj me të si të kesh dëshirë’. Dhe kur Saraj e trajtoi keq atë, ajo u largua nga prania e saj. Dhe engjëlli i ZOTIT e gjeti atë pranë një burimi uji në shkretëtirë, pranë burimit rrugës për në Shur.” Ky incident me Agarin, paraportretizoi Hijra-n (arratinë) e Mejremes me beben Isa al-Masih në Egjipt.
Mejremja: me Isa al-Masih-në pas lindjes së tij. Mateu 2:13: “Dhe pasi u nisën ata, ja një engjëll i Zotit i shfaqet Jozefit [Jusufit] në ëndërr, duke thënë: ‘Çohu, merr fëmijën e vogël [Isa al-Masih-në] dhe nënën e tij [Mejremen] dhe arratisu [Hijra] për në Egjipt dhe rri aty derisa të të lajmëroj unë sepse Herodi do ta kërkojë fëmijën e vogël për ta zhdukur.’”
7. Të dyja gratë u zgjodhën për të lindur fëmijë.
Agari: Zanafilla 16:2: “Dhe Saraj i tha Abramit…të lutem shko futu te shërbëtorja ime; ndoshta mund të kem fëmijë prej saj.”
Zanafilla 16:11: “Dhe engjëlli i ZOTIT i tha asaj [Agarit]: ‘Ja ti je me barrë dhe do të lindësh një djalë…’”
Mejremja: Luka 1:28: “Dhe engjëlli hyri tek ajo [Mejremja] dhe i tha: ‘Tungjatjeta, ti që je mjaft e preferuar, Zoti [Allahu] është me ty; ti je e bekuar ndër gratë’.”
Luka 1:31: “Dhe ja ti [Mejreme] do të mbetesh shtatzënë dhe do të lindësh një djalë dhe do t’ia vësh emrin JEZUS [Isa al-Masih].”
8. Të dyja grave iu tregua emri i djalit përpara lindjes së tij.
Djali i Agarit: Zanafilla 16:11: “Dhe engjëlli i ZOTIT i tha asaj… ti …do t’ia vësh emrin Ismael”… [Isma’il, Allahu do të dëgjojë]. Kjo paraportretizoi ardhjen e një Biri të cilin Allahu përsëri do ta quante Isa al-Masih (Krisht Mesi)
Djali i Mejremes: Mateu 1:21 …“ti do ta quash atë JEZUS sepse ai do t’i shpëtojë njerëzit e tij nga mëkatet.” Mateu 1:23: “Ja një virgjëreshë do të mbetet shtatzënë…dhe ata do t’ia vënë emrin Emanuel, që do të thotë Zoti [Allahu] është me ne.”
9. Të dy djemtë e grave ishin “të parëlindur”
Agari: Isma’il-i, i parëlinduri i Agarit. Zanafilla 16:15: “Dhe Agari [gruaja skllave] i lindi Abramit një djalë dhe Abrami e quajti djalin e tij të cilin ia lindi Agari, Ismael.”
Mejremja: Psalmi 89:27: “Gjithashtu unë [Allahu] do ta bëj atë [Isa al-Masih-në, djalin e Mejremes] të parëlindurin tim” Luke 2:7: “Dhe ajo [Mejremja] lindi djalin e saj të parëlindur [Isanë], e mbështolli me pelena dhe e vuri në një grazhd sepse në han nuk kishte vend për ta.”
10. Të dy djemtë u bekuan nga Allahu.
Agari: Zanafilla 17:20: “Sa për Ismaelin, unë [Allahu] të kam dëgjuar. Ja, unë e kam bekuar atë dhe do ta bëj të frytshëm dhe do ta shumoj së tepërmi; do të bëhet babai i dymbëdhjetë princërve dhe do ta bëj atë një komb të madh.”
Mejremja: Luka 1:28: “Dhe engjëlli hyri tek ajo dhe i tha: ‘Tungjatjeta, ti që je mjaft e preferuar, Zoti është me ty; ti je e bekuar ndër gratë.’” Luka 1:42: “Dhe ajo foli me zë të lartë dhe tha: ‘E bekuar je ti ndër gratë dhe i bekuar është fryti i barkut tënd.’”
11. Të dyja gratë ishin në agoni për ankthin e djemve të tyre.
Agari: Kur Agari dhe Isma’il-i dërgohen larg në shkretëtirë, u mbarohet uji dhe Isma’il-i po vdes nga etja në shkretëtirë. Zanafilla 21:15-16: “Dhe uji në calik u mbarua e ajo e vuri djalin poshtë një kaçubeje. Dhe ajo shkoi e u ul përballë tij në një largësi sa një goditje me hark sepse thoshte: ‘Nuk dua ta shoh fëmijën të vdesë’. Kështu ajo u ul përballë tij dhe ngriti zërin e qau.” Kjo paraportretizoi vuajtjen e Mejremes për djalin e saj Isa al-Masih-në.
Mejremja: në Golgotë, djali i saj po vdes në kryq. Gjoni 19:28: “Pas kësaj, Jezusi duke e ditur se tashmë çdo gjë ishte kryer, që të përmbushej shkrimi i shenjtë, tha: ‘Kam etje’.”
12. Të dyja grave ju shkatërruan plotësisht shpresat e mëdha.
Agari: u ndje e nderuar që lindi djalin e parë të Ibrahimit. Kjo e bëri djalin e saj të respektuar dhe trashëgimtarin e kërkuar prej kohësh të të gjithë pasurisë dhe nderit të Ibrahimit. Por shpresat e saj u shkatërruan me dëbimin e saj nga shtëpia e Ibrahimit për në shkretëtirë. Zanafilla 21:14: “Dhe Abrahami…mori bukë dhe…ujë dhe ia dha Agarit…dhe djalit dhe e përzuri atë; kështu ajo u nis dhe brodhi nëpër shkretëtirën e Beershebas.” Kjo paraportretizoi zhgënjimin dhe brengën e Mejremes në lidhje me Isa al-Masih-në, kur e pa atë të gozhduar në kryq. Ajo kishte menduar se ai do të udhëhiqte Izraelin dhe do të zinte fronin e Davidit. Luka 24:21: “Por ne kishim besim se do të ishte ai [Isai] që duhej ta kishte çliruar Izraelin”…
Mejremja: Mjaft e nderuar dhe preferuar nga Allahu, kur iu tha se do të lindte një djalë, Mesinë, (Isa al-Masih-në) nëpërmjet Shpirtit të Shenjtë, i quajtur ‘Trashëgimtari’. Por e gjithë shpresa e saj dërrmohet kur shikon djalin e saj Isa al-Masih-në që nuk pranohet nga çifutët dhe të kryqëzuar e duke vdekur në kryq. Mateu 21:38: “Por kur vreshtarët [punëtorët] e panë djalin, ata i thanë njëri-tjetrit: ‘Ky është trashëgimtari; ejani ta vrasim dhe të marrim trashëgiminë e tij’.” Gjoni 19:25: “Por qëndronte pranë kryqit të Jezusit nëna e tij [Mejremja]”…
13. Të dy djemtë nuk u pranuan.
Djali i Agarit: nuk u pranua nga Saraj, gruaja e parë e Ibrahimit. Zanafilla 21:10: “Atëherë ajo i tha Abrahamit [Ibrahimit]: ‘Përzëre këtë shërbëtore dhe djalin e saj, sepse i biri i kësaj shërbëtoreje nuk duhet të jetë trashëgimtar me birin tim, vetë Isakun.’” Kjo paraportretizoi mospranimin e Isa al-Masih-së nga Izraeli (çifutët).
(Gruaja në profecitë e Biblës përfaqëson një komunitet fetar) Tevrati, shikoni Jeremia 6:2
Djali i Mejremes: Isa al-Masih-a (Krishti Mesi) nuk u pranua nga çifutët (E bija e Sionit-Izraelit). Këta ishin komuniteti fetar i zgjedhur nga Allahu për atë kohë por ata nuk e pranuan Isa al-Masih-në, Shpëtimtarin ose Mesinë.
Gjoni 19:15: “Por ata thirrën: ‘Largoje, largoje, kryqëzoje.’ Pilati u tha atyre: ‘Ta kryqëzoj mbretin tuaj?’ Krerët e priftërinjve u përgjigjën: ‘Ne s’kemi mbret tjetër përveç Çezarit.’”
Marku 15:14: “Pastaj Pilati u tha atyre [çifutëve]: ‘Pse, ç’të keqe ka bërë ai [Isa al-Masih-a]?’ Dhe ata bërtitën akoma më shumë: ‘Kryqëzoje [Isa al-Masih-në]’”
14. Të dy djemtë lanë pasurinë, nderin, sigurinë dhe rehatinë e shtëpisë së tyre.
Isma’il-i: I parëlindur i nderuar tani dëbohet pa trashëgimi, pa nder, pa siguri. Zanafilla 21:10 …“përzëre këtë shërbëtore dhe djalin e saj sepse djali i kësaj shërbëtoreje nuk duhet të jetë trashëgimtar me djalin tim, me vetë Isakun.” Kjo paraportretizoi Isa al-Masih-në që la parajsën për të ardhur në këtë planet të lig e të rënë në mëkat.
Isa al-Masih-a: Këtu kemi një kontrast. Krishti me vullnet të lirë e la lavdinë, nderin dhe sigurinë e parajsës. E megjithatë, Isa al-Masih-a e la sigurinë e parajsës, erdhi këtu në këtë tokë të errët, i lindur në një stallë lopësh, ai erdhi për të çliruar njeriun dhe për t’i dhënë njerëzimit një trashëgimi të përjetshme. [Dauti] Psalmi 89:44: “Ti [Allah] i ke dhënë fund lavdisë së tij [Isait] dhe e ke hedhur përtokë [në dhe] fronin e tij”
15. Të dy djemtë u rritën dhe Allahu i mbrojti dhe u përkujdes për ta.
Isma’il-i: Zanafilla 21:20: “Dhe Perëndia [Allahu] qe me djaloshin; ai u rrit, banoi në shkretëtirë dhe u bë shenjëtar harku.”
Isa al-Masih-a: Luka 2:40: “Dhe fëmija u rrit dhe u forcua në frymë, u mbush me mençuri dhe hiri i Perëndisë ishte mbi të.”
16. Të dy djemtë u rikthyen në jetë:
Isma’il-i: Kur ishte duke vdekur nga etja në shkretëtirë. Zanafilla 21:19: “Dhe Perëndia [Allahu] ia hapi sytë dhe ajo [Agari] pa një pus me ujë; dhe ajo shkoi dhe e mbushi calikun me ujë dhe i dha të pijë djaloshit.” Ky incident paraportretizoi ringjalljen e Isa al-Masih-së nga varri.
Isa al-Masih-a: Vdiq në shkretëtirën e mëkatit, u varros dhe pas tri ditësh u rikthye në jetë. Marku 16:6: “Dhe ai [engjëlli nga qielli] u tha atyre: ‘Mos u trembni! Ju kërkoni Jezusin e Nazaretit që u kryqëzua. Ai është ringjallur; ai nuk është këtu; ja vendi ku e kishin vënë.’”
17. Të dy djemtë kishin të bënin me një burim uji.
Për Isma’il-in: që po vdiste nga etja u hap një burim uji në shkretëtirë për të mbajtur gjallë atë dhe Agarin. Zanafilla 21:19. Kjo ngjarje paraportretizoi një burim uji që do të hapej për njerëzimin.
Nga Isa al-Masih-a: një burim gjaku dhe uji u hap nga brinja e Krishtit për të mbajtur gjallë njerëzimin. Gjoni 19:34: “Por njëri nga ushtarët ia tejshpoi brinjën me heshtë dhe menjëherë i doli gjak dhe ujë.” Ky burim hapi për njerëzimin si çlirimin ashtu edhe spastrimin nga mëkati.
18. Të dy djemtë u ndanë nga baballarët e tyre gjë që shkaktoi agoni të thellë.
Isma’il-i: I ndarë nga babai i tij, Ibrahimi, i shkaktoi shumë agoni Ibrahimit. Zanafilla 21:11: “Dhe kjo gjë s’i pëlqeu aspak Abrahamit për shkak të djalit të tij.” Kjo paraportretizoi agoninë që do të kalonte Ati Qiellor kur u nda nga Biri i Tij Isa al-Masih-a në kryq në Kalvëri. Zanafilla 21:14: Ibrahimi e dërgoi… “djalin dhe..(Agarin, të ëmën) larg dhe ajo u nis dhe brodhi në shkretëtirën e Beershebas.”
Isa al-Masih-a: Ardhja e Tij në këtë botë të zhytur në mëkat dhe marrja mbi vete me vullnet të lirë e mëkatit të racës njerëzore u bë shkak që ai të ndahet nga Ati i Tij Qiellor. Isai mbajti mbi vete dënimin dhe fajin e mëkatit dhe pagoi dëmshpërblimin për njerëzimin. Mateu 27:46: “Dhe aty rreth orës nëntë Jezusi [Isa al-Masih-a] thirri me zë të lartë, duke thënë: ‘Eli, Eli, lama sabachthani?’ që do të thotë ‘Perëndia im, perëndia im pse më ke braktisur?’” Mateu 27:43: “Ai [Isa al-Masih-a] besoi në Perëndinë [Allahun]; le ta lirojë tani në qoftë se e do me të vërtetë sepse ka thënë: ‘Unë jam biri i Perëndisë [Allahut]’”
19. “Bukë dhe ujë”
Isma’il-i: Atij iu dha bukë dhe ujë nga babai i tij Ibrahimi kur ai dhe nëna e tij [Agari] u dërguan larg. Zanafilla 21:14: “Dhe Abrahami u ngrit herët në mëngjes, mori bukë dhe një calik ujë dhe ia dha Agarit duke ia vënë mbi shpinë dhe e nisi bashkë me fëmijën. Kështu ajo u nis dhe brodhi nëpër shkretëtirën e Beershebas.” Ibrahimi parapërfytyroi dhënien e mesazhit të Krishtit Islamit në formën e Bukës dhe Ujit për Agarin.
Isa al-Masih-a: Është quajtur “Buka e jetës” dhe “Uji i jetës”. Gjoni 6:35: “Dhe Jezusi u tha atyre: ‘Unë jam buka e jetës. Ai që vjen tek unë nuk do të ketë kurrë uri dhe ai që beson në mua nuk do të ketë kurrë etje.” Zbulesa 21:6: “Dhe më tha: ‘U bë. Unë jam alfa dhe omega [Isa al-Masih-a], fillimi dhe mbarimi. Atij që ka etje unë do t’i jap falas nga burimi i ujit të jetës.’”
20. Numri dymbëdhjetë është i rëndësishëm për të dy.
Isma’il-i: pati dymbëdhjetë djem. Zanafilla 17:20: “Sa për Ismaelin, unë të kam dëgjuar. Ja unë e kam bekuar atë dhe do ta bëj të frytshëm dhe do ta shumoj jashtëzakonisht; ai do të bëhet babai i dymbëdhjetë princërve dhe unë do të bëj prej tij një komb të madh.”
Isa al-Masih-a: zgjodhi dymbëdhjetë dishepuj/apostuj.
Luka 9:1: “Pastaj ai thirri të dymbëdhjetë dishepujt së bashku dhe u dha pushtet dhe autoritet mbi të gjithë djajtë dhe që të shërojnë sëmundje.”
21. Të dy djemtë kaluan kohë në shkretëtirë ku kaluan vuajtje.
Isma’il-i: U dërgua në shkretëtirë ku kaloi vuajtje të rënda. Zanafilla 21:14: “Dhe Abrahami u ngrit herët në mëngjes, mori bukë dhe një calik ujë dhe ia dha Agarit duke ia vënë mbi shpinë dhe e nisi bashkë me fëmijën. Kështu ajo u nis dhe brodhi nëpër shkretëtirën e Beershebas.” Kjo paraportretizoi Isa al-Masih-në kur ai u çua në shkretëtirë ku përjetoi tundime dhe vuajtje të mëdha nga Iblisi (Djalli).
Isa al-Masih-a: Mateu 4:1: “Atëherë fryma e çoi Jezusin në shkretëtirë që të tundohej nga djalli.”
Si duhet të reagojmë ne? Allahu i ka folur pasardhësve të Ibrahimit, atyre nga ana e Isma’il-it. Allahu me dhembshurinë dhe dashurinë e Tij për të gjithë njerëzit do që e vërteta e Isa al-Masih-së, shpëtimtarit të njerëzimit t’i ofrohet pasardhësve të Isma’il-it. Allahu nuk ka lënë askënd pa shpresë por ka ardhur pranë nesh përsëri; është hapur një burim uji në shkretëtirë për të gjithë; pini dhe ngopuni. Uroj që të besoni në zemrën tuaj se Allahu e ka dërguar të Shenjtin Isa al-Masih si Shpëtimtarin, Ndërmjetësin, Shafinë, Ualinë, Mbrojtësin dhe Çlirimtarin tonë nga mëkati. Allahu të dhëntë Paqen e Tij të Përjetshme. Assalamua’laikum wa rohmatullahi wabarakatuh
Për studim të mëtejshëm ose pyetje, e drejtojmë lexuesin te:
http://www.salahallah.com/
Si e parapërfytyroi Agari dhe Isma’il-i Mejremen dhe Isa al-Masih-në
(Krishtin Mesi)!
Seria nr. 20