Shqip 02. Njerëzit e librit!

(People of the Book)

 

BISMILA-HIR RAHMA-NIR RAHIM

Assalamu’alaikum!

Kurani i nderuar flet për një grup njerëzish të quajtur “Njerëzit e librit”. E ftojmë lexuesin që të studiojë Surën 3:113-115. Aal-E-Imran

003.113 Jo të gjithë prej tyre janë njëlloj. Ka një pjesë nga njerëzit e librit të cilët mbrojnë (të drejtën). Ata i praktikojnë shenjat e Allahut gjithë natën dhe përulen me adhurim.

003.114 Ata besojnë tek Allahu dhe Dita e Fundit; ata urdhërojnë atë  që është e drejtë dhe ndalojnë atë që  është e gabuar; dhe shpejtojnë (në garë) për (të gjitha) bëmat e mira. Ata janë në radhët e të drejtëve.

003.115 Nga të mirat që bëjnë ata, asgjë nuk do t’u kthehet mbrapsht; sepse Allahu i njeh mirë ata që veprojnë drejt.  Sura 3.113-115 Aal-E-Imran

Këta njerëz njihen si ‘të krishterë’.  Ata quhen ‘njerëzit e librit’ (Shkrimi i Shenjtë i Biblës).  Por midis tyre ka një grup të veçantë. Kurani i nderuar thotë se ka një dallim midis ‘të krishterëve’ dhe se ‘ata nuk janë të gjithë njëlloj.’

Cili është  ky grup i veçantë njerëzish për të cilët profeti Muhamed (u nderoftë emri i tij) foli në një mënyrë kaq të jashtëzakonshme që janë ‘pjesë përbërëse e të drejtëve’!

Vini re karakteristikat identifikuese të këtij grupi të veçantë nga Sura 3:113-115

jo të gjithë (të krishterët) janë njëlloj
një pjesë e tyre mbrojnë të drejtën
ata praktikojnë shenjat e Allahut
ata përkulen (përulen) me adhurim
ata besojnë tek Allahu dhe Dita e Fundit

ata urdhërojnë atë që është e drejtë [udhëzojnë me autoritet atë që është e drejtë]

ata ndalojnë atë që është e gabuar

ata shpejtojnë në garë [luftojnë për atë që është e lavdërueshme] në të gjitha bëmat e mira

ata janë në radhët e të drejtëve

atyre asgjë nuk do t’u kthehet mbrapsht. [ata njihen nga Allahu]

Kurani i nderuar thotë për këtë grup të veçantë se ata janë “pjesë përbërëse e të drejtëve”.  Në qoftë se ata janë pjesë përbërëse e të drejtëve, atëherë ajo që ata besojnë dhe mësojnë duhet të jetë e vërteta.  Në qoftë se Allahu i quan ata pjesë përbërëse e të drejtëve, atëherë ne nuk guxojmë aspak t’i gjejmë ata në gabim!  Por përkundrazi, a mundet që edhe të mësojmë prej tyre?  Kemi vënë re se këta njerëz të veçantë i përmbahen ‘librit’ (Shkrimit të Shenjtë të Biblës) drejt të cilit na drejton me qëllim profeti Muhamed në Kuranin e Nderuar (Al-Maeda) Sura 5:46 … “Ne dërguam Jezusin, të birin e Marisë, i cili konfirmoi ligjin (Tevratin) që kishte ardhur përpara tij.  Ne i dërguam ungjillin (Inxhilin). Në të kishte udhëzim dhe dritë dhe konfirmim të ligjit (Tevratit) që kishte ardhur përpara tij; një udhëzim dhe këshillë për ata që e kanë frikë Allahun.”

Kurani i Nderuar flet për Tevratin dhe Inxhilin (Shkrimin e Shenjtë të Biblës) si më poshtë: 1.Udhëzim    2.Këshillë    3.Dritë

Kjo e bën mjaft të qartë se Tevrati dhe Inxhili janë nga Allahu.  Inxhili erdhi te ne nëpërmjet Isa al-Masih-së (Krishtit Mesi) dhe është për ata që e kanë frikë Allahun.

Këta njerëz besojnë se është detyra e tyre që t’i përulen Allahut pa rezerva, me përulje të plotë.  Këta njerëz kanë vlera të larta morale të bazuara në Shkrimet e Shenjta të Biblës. Ata e nderojnë Allahun (Perëndinë) si suprem dhe nuk vënë me Të asnjë tjetër (të tillë si Maria apo të ashtuquajtur shenjtorë të tjerë) siç bëjnë shumica e të krishterëve. Në Inxhil thuhet: Jakobi 2:19  “Ti beson se ka një Perëndi; ti bën mirë”… dhe te Marku 12:29 (Isa al-Masih-a) Krishti vetë tha…“Zoti, Perëndia ynë është një Zot”.  Ata nuk përkulen përpara idhujve në adhurim siç bëjnë shumica e të krishterëve të tjerë.  Ata besojnë se adhurimi nëpërmjet idhujve dhe statujave është rreptësisht i ndaluar nga Allahu, siç është shkruar në Tevrat, Eksodi 20:4-5  “Nuk do të bësh për vete asnjë skulpturë ose shëmbëlltyrë të çfarëdolloj gjëje që është lart në qiell apo poshtë në tokë ose që është në ujë nëntokë. Nuk do të përkulesh përpara tyre dhe as nuk do t’i shërbesh atyre”.  Ata e dinë se adhurimi i statujave dhe idhujve ndalohet rreptësisht në shkrimin e shenjtë të Biblës.

Më tutje vazhdon të thotë se këta njerëz gjatë adhurimit të Allahut ‘përulen’, ata përkulen përpara Allahut ashtu siç e ka shënuar Dauti në Zabur (Tevrat), Psalmi 95:6 “Ejani të adhurojmë dhe të përkulemi, të gjunjëzohemi përpara ZOTIT që na ka bërë.”

Sura 3:114 na tregon se ata ‘e ndalojnë atë që është e gabuar’.  Kjo ‘pjesë’ e ‘njerëzve të librit’ e ka të ndaluar që të hajë ushqim të papastër (haram) si ‘mishi i derrit’ [derr].  (Tevrati) Levitiku 11:7 “Dhe derri …ai është i papastër për ty.” Ata e kanë të ndaluar përdorimin e alkoolit, duhanit dhe substancave të tjera të dëmshme (haram) që shkatërrojnë shëndetin.  Ata respektojnë Dhjetë Urdhëresat e Allahut siç është shënuar në (Tevrat) Eksodi 20. Këta njerëz besojnë se ne po jetojmë në “ditët e fundit” të historisë së tokës.

Adventistët e Ditës së Shtatë

Cili është  ky grup i veçantë i ‘njerëzve të librit’ për të cilët flitet me kaq respekt në Kuranin e Nderuar? Ekziston një grup njerëzish që njihen midis “njerëzve të librit” si “Adventista të Ditës së Shtatë”.  Më poshtë do të gjeni një përshkrim të shkurtër të asaj që besojnë ata. Mund të krahasoni atë që besojnë ata dhe të shikoni nëse përputhet me përshkrimin e përvijuar në Surën 3:113-115. A janë ata “pjesa” e njerëzve të librit që janë pjesë përbërëse e të drejtëve?

Adventistat e Ditës së Shtatë besojnë:

1. Ata i shërbejnë  Një Perëndie [Allahut] dhe nuk i bashkangjisin Allahut partnerë të tillë si Maria e Virgjër dhe të ashtuquajturit shenjtorë të tjerë të adhuruar.  Inxhili, Jakobi 2:19   ‘Ti beson se ka një Perëndi; ti bën mirë…’

2. Ata besojnë  në përuljen e plotë të shpirtit të tyre përpara Allahut.  (Inxhili) Luka 10:27 “Dhe ai duke u përgjigjur tha: – Duaje Zotin, Perëndinë tënd [Allahun] me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me gjithë forcën tënde dhe me gjithë mendjen tënde edhe të afërmin tënd porsi vetveten.”

3. Ata nuk i shërbejnë Allahut me idhuj apo statuja. Këto janë rreptësisht të ndaluara. Eksodi 20:4-5 “Nuk do të bësh për vete asnjë skulpturë ose shëmbëlltyrë të çfarëdolloj gjëje … nuk do të përkulesh përpara tyre dhe as nuk do t’i shërbesh atyre sepse unë ZOTI, perëndia yt [Allahu] jam një Perëndi xheloz…”

4. Ata besojnë  se dita e shtatë (dita e fundit) e javës është dita më e mirë.  Ata e nderojnë këtë ditë  si ditë adhurimi për krijuesin e tyre [Allahun].  Kjo ditë  quhet “Sabati” ose “Ditë Pushimi” [E shtunë].  Dita e quajtur “Sabt”që do të thotë ‘e palëvizshme’ në arabisht. Ata i zbatojnë të gjitha urdhëresat e Allahut siç janë dhënë në (Tevrat) Eksodi 20:8-11 “Mbaje mend ditën e sabatit që ta shenjtërosh atë. Gjashtë ditë do të punosh dhe do ta bësh të gjithë punën tënde. Por dita e shtatë [e shtuna] është sabati i ZOTIT, Perëndisë tënde [Allahut]. Atë ditë ti nuk do të bësh asnjë punë, as ti, as djali yt, as vajza jote, as shërbëtori yt, as shërbëtorja jote, as bagëtia jote, as i huaji që ndodhet brenda dyerve të tua. Sepse në gjashtë ditë ZOTI krijoi qiellin dhe tokën, detin dhe gjithçka që është në to dhe në të shtatën ditë pushoi. Prandaj ZOTI e bekoi ditën e sabatit dhe e shenjtëroi atë.’ Ata besojnë se Allahu është krijuesi dhe se Ai e krijoi tokën dhe gjithçka që është në të në gjashtë ditë dhe pushoi në ditën e shtatë. Sura 10:3

10.003 “Në të vërtetë Zoti yt është Allahu, i cili i krijoi qiejtë dhe tokën në gjashtë ditë dhe qëndron i patundur në fronin (e pushtetit), duke drejtuar dhe qeverisur gjithçka. Asnjë ndërmjetës (nuk mund t’i lutet Atij) përveçse mbasi (të jetë arritur) largimi i Tij. Ky është Allahu, Zoti yt; prandaj shërbeji Atij. A nuk do t’i festosh lavdërimet e Tij?” Sura 10.003 Yunus

Imagjinoje ta kalosh të gjithë ditën, ditën e fundit, (të shtatën ditë) të javës, ditën më të mirë, të dedikuar plotësisht Allahut!  Ta kalosh ditën duke adhuruar dhe lavdëruar Allahun dhe të rrish me ata që e adhurojnë Allahun, në shoqërinë dhe inkurajimin e njëri-tjetrit.  Të lësh mënjanë të gjithë biznesin dhe punët e botës, të gjitha angazhimet, bashkë me familjen të adhurosh Allahun dhe të kalosh kohë me njëri-tjetrin ndoshta duke ecur në natyrën e qetë.  Në të vërtetë ky është një bekim që shumë pak veta e kuptojnë. A nuk do të thotë kjo që ta duash Allahun me gjithë zemër?

Së fundi, këta njerëz janë ndjekësit e Isa al-Masih-së (Krishtit Mesi). Kurani i Nderuar bën deklarata shumë pozitive për ata që ndjekin Isa al-Masih-në (Krishtin Mesi). Sura 3.055

3.055 “Shiko! – tha Allahu – “O Jezus! Do të të marr dhe do të të ngre lart tek Unë dhe do të të spastroj (nga gënjeshtrat) e atyre që bëjnë blasfemi; Ata që të ndjekin ty do t’i bëj më superiorë se ata që e hedhin poshtë besimin deri në ditën e ringjalljes. Pastaj të gjithë ju do të ktheheni tek unë dhe unë do të gjykoj në mes jush çështjet për të cilat grindeni.” 3.055 Aal-E-Imran.  E ftojmë lexuesin që të mësojë më shumë për Adventistët e Ditës së Shtatë.

Tekstet janë  kopjuar nga programi DivineIslam’s Qur’an Viewer software v2.913

Tekstet e Biblës janë marrë nga versioni King James

Për më  tepër informacion: http://www.salahallah.com/

‘Njerëzit e librit’

…një grup që mbron të drejtën!

Sura 3:113-115

Aal-E-Imran

Seria nr. 02